Ja ku qëndrojnë babë e bir të infektuar nga koronavirusi

Ja ku qëndrojnë babë e bir të infektuar nga koronavirusi

Dy të prekurit e parë nga koronavirusi janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv menjëherë pasi janë konstatuar se janë të prekur nga ky virus.

Ora News ka siguruar pamjet e ambientit ku ndodhen babë e bir, V.K 54 vjeç dhe P.K 28 vjeç.

Ka qenë djali i familjes 28 vjeçar, i cili ka mbërritur në Shqipëri prej Firences duke hyrë përmes pikës së Muriqanit në 26 shkurt.

Mësohet se ai ka infektuar dhe të babain, të cilët mbrëmjen e së dielës kanë kërkuar ndihmë përmes numrit të telefonit 127, që i përket emergjencës.

Menjëherë pas kësaj, në spitalin Infektiv ka nisur dhe disinfektimi i ambienteve, ndërsa janë shtuar edhe masat e sigurisë.

Lexoni ketu te gjitha lajmet :  Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat



EMISIONET