Drejtori i burgut 313 arrestohet për korrupsion

Drejtori i burgut 313, Eduart Strugaj, dhe shefi i Logjistikës së këtij institucioni kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e korrupsionit.

Arrestimi është bërë me urdhër nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Së bashku me ta është arrestuar dhe përfaqësuesi i një subjekti tregtar.

Zyrtarët e burgut kishin favorizuar këtë subjekt tregtar në këmbim të ryshfetit për të ushtruar aktivitetin tregtar brenda ambjenteve të burgut 313.

Strugajt iu besua detyra e drejtorit të burgut 313 në tetor të vitit të shkuar.

 

 

 

 

 

EMISIONET