Rrëfimi i Ira Kurtit: Ja e vërteta ime. Çfarë më tha policia në komisariat

Rrëfimi i Ira Kurtit: Ja e vërteta ime. Çfarë më tha

E ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, Ira Kurti, zonja që u tërhoq zvarrë nga policia në protestën te sheshi “Skënderbej”, rrëfeu momentin e incidentit me policinë.

Kurti: Policia me kapi për krahu, nuk e pëlqeva se jam e përgjegjshme dhe e maturuar. Nuk kisha asgjë me vete, as biçikletën. Mua m’u prenë gjunjët. Më vinte zor. Nuk kisha frikë. Unë nuk jam heroinë, është një popull si ky që ka duruar për 30 vite. 

Pasi m’u prenë gjunjët ata më tërhoqën zvarrë, kur u ula policja më futi thonjtë në fyt. I thash çfarë bën, unë jam nëna jote. Ajo më tha në komisariat që e ka për turp të jetë bija ime. 

Unë kam qenë e shokuar nga sjellja e tyre. Kisha dhimbje fizike aty. Unë nuk e dija se kisha kamera që po filmonin, isha e përqendruar te sjellja e policisë. U thash se jeni këtu për të ruajtur qytetarët. 


EMISIONET