Profesori i dënuar për trafik droge lihet në burg, Nikolla: Funksionim i drejtësisë

Profesori i dënuar për trafik droge lihet në burg, Nikolla:

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "burg me afat 40 ditor" ne pritje të ekstradimit për petagogun e ekonomikut Dritan Shoraj.

Ai u arretua dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi rezulton të jetë dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkorike droge. Në lidhje me prangosjen e patagogut ka patur një reagim edhe nga ministra e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila e la vlersuar te drejte veprimin e drejtësisë

Nikolla: Një funksionim të drejtësisë, ky është komenti im. Funksionimi i drejtësisë për këdo në mënyrë të barbaratë, edhe një moment përgjegjshmërie dhe rivlerësimi për institucionet tona. 

Shoraj rezulton i dënuar me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale "Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike".

Ndalimi i tij erdhi pas informacioneve të marra nga drejtësia italiane, e cila nëpërmjet Interpolit ka sjellë informacion në lidhje me personat e dënuar, për të cilët kërkon arrestimin dhe ekstradimin për të kryer dënimin ne shtetin ku kanë kryer veprën penale.

EMISIONET