Tragjike në Pogradec, nënë e bijë mbyten në gropën me ujë

Tragjike në Pogradec, nënë e bijë mbyten në gropën

Nënë e bijë humbën jetën në mënyrë tragjike në fshatin Alarup të Pogradecit. Ato u mbytën në një gropë të hapur nga familja si rezervuar për vaditjen e tokave. Fillimisht dyshohet se në gropën 3 metra të thellë ra vajza 10 vjeçare, ndërsa nëna nuk arriti ta nxjerrë dhe u mbyt bashkë me të.

Kjo gropë që është përdorur si rezervuar uji në mungesë të sistemit vaditës u mori jetën nën e bijë në fshatin Alarup të Pogradecit.

Një pakujdesi bëri që vajza e vogël vetëm 10-vjeç e familjes Mazelli të përfundonte në gropën me ujë, 2-3 metra e thellë.

Nëna 35-vjeçare  e katër fëmijëve, Liri Mazelli, ka hyrë menjëherë në gropën me ujë për të nxjerrë vajzën. Por asnjëra nuk doli e gjallë.

Ngjarja tragjike u regjistrua pasditen e së dielës, por u zbulua disa orë më vonë nga një prej vajzave të familjes.

Por kjo nuk është gropa e vetme në këtë fshat. Banorët thonë se ata janë detyruar që të krijojnë mundësi alternative për të vaditur tokat.

Ndërsa për rastin thonë se mund të ketë qenë pakujdesi.

Vajza e tretë e familjes Mazelli ka dhënë alarmin për tragjedinë dhe ka qenë vjehrri i 35 vjeçares që i ka nxjerrë ata nga gropa ku u mbytën.

Mësohet se kryefamiljari punonte me sezone në Greqi.

Edhe më herët, në fshatrat e Pogradecit janë regjistruar ngjarje të rënda në rezervuarët që banorët përdorin për vaditje dhe mbarështrim të peshkut.

Ndër më të rëndat ishte ajo e dhjetorit të vitit të kaluar, ku dy burra u mbytën në rezervuarin e Bradomirës.

(Në foto, vendi ku ndodhi ngjarja)

EMISIONET