"De fakto" Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme, Rama vetëm "de jure"

Pavarësisht debatit dhe refuzimit nga presidenti për të dekretuar emrin e tij në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Gent Cakaj do të drejtojë Ministrinë e Jashtme. Kjo pasi vetë kryeministri Edi Rama i delegoi detyrën 28 vjeçarit nga Kosova përmes një fjalimi më të shkurtrin që kishte mbajtur ndonjëherë.

Ceremonia, që u mbajt paraditen e sotme në ambientet e Ministrisë së Jashtme, kryeministria e përcolli për mediat, si "kalimi i stafetës në drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme"

Ndërkohë kryeministri Rama i cili mori fjalën pas fjalimit lamtumirës të Ditmir Bushatit tha vetëm: "Unë i  nënshkruari Edi Rama i delegoj zotit Gent Cakaj zv. ministrit detyrën e drejtimit të Ministrisë për Eruropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendi", raporton Ora News.

Artifica- Kjo është dhe "aritifica" që la të nënkuptonte Edi Rama përmes postimit në Twitter ditën kur presidenti Meta firmosi refuzimin e dekretimit të emërimit të Gent Cakajt, 14 janar 2019.

"Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit."- shkruante Rama në Twitter.


Meta nuk komenton

Disa ore më pas i pyetur nga gazetarët presidenti e quajti organizim të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive dhe nuk do komentonte

Presidenti Meta: Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.

Më 14 janar, Presidenti e shoqëroi me argumente refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme e ndërsa dje u zhvillua në presidence ceremonia zyrtare ku Meta i dorëzoi detyrën Edi Ramës, - ceremoni e cila ndryshe nga çdo aktivitet tjetër ku merr pjesë kryeministri, nuk u transmetua në ERTV- sot u bë ceremonia e delegimit të detyrës.

Ne pritje te Gjykates se re

Do të jetë Gjykata e re Kushtetuese e cila do të zgjidhë 'luftën e ftohtë" mes dy ish aleatëve që deri në 2013 ndanë qeverinë. Më 21 janar Kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte gati padinë në Gjykatë Kushtetuese për Presidentin e Republikës, Ilir Meta. 

Rama deklaroi me 21 janar: Në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës së Re Kushtetuese, për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e kushtetutës nga ana e presidentit, u detyrova të marr këtë vendim. Duke e besuar nga njëra anë se projekti i qeverisë së re nuk duhet cënuar dhe nga ana tjetër nuk do të duhej të zgjidhej një tjetër mninistër i Jashtëm për një periudhë të shkurtër.

Ne kemi përgatitur padinë, në fakt duhet të jenë një numër padish në Gjykatën Kushtetuese për një sërë shkeljes nga ana e presidentit, pro edhe për rastin konkret.  Kjo është një çështje që duhet zgjidhur qartë dhe përfundimisht, në kushtet kur presidenti ka marrë përsipër të veprojë në kundërshtim me traditën e asaj zyre dhe me të gjithë paraardhësit, pavarësisht se kanë qenë të një pale apo një pale tjetër. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.  

Të gjitha lajmet lidhur me Gent Cakajn

 
 


EMISIONET