Italia regjistron 16 raste me koronavirus, mbyllen zyrat publike, shkolla e biznese në 11 komuna

Italia regjistron 16 raste me koronavirus, mbyllen zyrat publike, shkolla e

Alarmi i përhapjes së koronavirusit ka përfshirë dy rajone të rëndësishme italiane Lombardi e Veneto duke detyruar mbylljen e shkollave në 11 komuna.

Ka shkuar në 16 numri i personave të prekur me koronavirus në territoret e rajoneve Lombardi e Veneto në Itali.

Pas 38 vjeçarit italian e bashkëshortes së tij shtatzënë të cillët rezultuan pozitiv nga koronavirus, 3 miq të ngushtë si dhe 11 persona të tjerë pas ekzaminimit mjekësor janë të infektuar nga ky virus.

Dy prej tyre janë një çift i moshuar nga Vo Euganeo në Veneto e gjëndja shëndetësore e njërit prej tyre  është mjaft kritike.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave në 10 komuna në Lombardi e në një komunë në Veneto.

Gjithashtu u kanë kërkuar banorëve të komunave të evitojnë kontaktet sociale e kush shfaq shenja gripi të kontaktojë menjëherë me strukturat mjekësore.

Komunat ku janë mbyllur shkollat e institucionet publike janë Codogno në Lombardi. Me një urdhër lëshuar nga kryetari i bashkisë së kësaj komune deri ditën e dielë do të qëndrojnë të mbyllura shkollat, palestrat, e zyrat e administratës publike, diskoteka, salla lojërash etj,

Castiglione D'Adda- Lombardi- Janë mbyllur shkollat, zyrat komunale, bibliotekat, palestrat, aktvitetiet sociale e festat si ajo e Karnevales.

Vo Euganeo në Veneto-  Janë mbyllur shkollat e aktivitetet tregtare deri në një afat që do të vendoset nga Presidenti i Rajonit të Venetos Luca Zaia.

Nga informacionet e deritanishme rreziku i përhapjes së koronavirusit ka çuar në mbylljen e shkollave dhe në komuant e mëposhtme:

-Maleo

-Fombio

-Somaglia

-Bertonico

-Castelferundo

-Terranova dei Passerini

-San Fiorano

EMISIONET