Plumba drejt 6 vjeçarit në Bulqizë, autori qëlloi të atin por u plagos u biri
Një 6 vjeçar ka rënë pre e tre plumbave, të cilët ishin nisur për të atin pas një sherri në lokal në zonën e Krastës në Bulqizë. Autori i krimit Jetmir Koxheri, ka ndjekur babanë e fëmijës deri në banesë, ku ka qëlluar me tre plumba, të cilat fatkeqësisht kanë shënjestruar djalin e tij që ndodhej në gjumë.
Një fëmijë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në një lokal në Krastë të Martaneshit, pas një konflikti mes një 27-vjeçari, babait të fëmijës dhe dy personave të tjerë.
Sipas informacioneve, fëmija ka marrë tre plumba në fytyrë, ndërsa autor dyshohet se është Jetmir Koxherri.
Ai u arrestua pas ngjarjes nga forcat e policisë, ndërsa e gjitha nisi pas konfliktit në lokal.
I riu më tej është larguar nga lokali, ka marrë armën automatike dhe ka shkuar në banesën e burrit duke qëlluar me breshëri.
Plumbat kapën në fytyrë dhe trup djalin 6-vjeçar të tij, i cili ishte në gjumë.
Pas plagosjes së rëndë ai është transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, ndërsa më pas me helikopter në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kirurgët thonë se djali mori plagë ne fytyrë, gjoks, kofshë dhe në krahun e djathtë.
Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe vijon me ekzaminimet e mëtejshme.
Policia tha se në orët e mëngjesit, ka bërë kapjen e autorit të ngjarjes, shtetasin Jetmir Koxherri, 27 vjeç, banues në Krastë të cilit iu sekuestrua edhe arma e krimit.
