Sherr me grushte dhe të shtëna me armë në Radhimë, një i plagosur

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen e një 32-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Radhimës në Vlorë, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Dean Kapaj.
"Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur "Nënstacioni i Radhimës" dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën".
32-vjeçari mësohet se ka dy të çara në kokë dhe po merr mjekim.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosuri dhe dy persona të tjerë, kushërinj mes tyre, janë zënë fillimisht me grushte dhe më pas e ganë goditur Denaj me qytë pistolete.
Ka pasur edhe të shtëna me armë në ajër. Në vendgjarje janë gjetur 2 gëzhoja pistolete.
Policia thotë se ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.
Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.
Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
