Kërkoi të grabiste në dyqan, gruaja i bën ballë hajdutit me kallash
Një shitëse trime dyqani luftoi me grabitësin e armatosur me kallashnikov AK47 përpara se ai të arratisej vetëm me një shishe birrë nga dyqani.
Pamjet e cameras së sigurisë tregojnë hajdutin që futet në një dyqan në Mariisnk, Rusinë Qendrore, me një armë në dorë.
Por gruaja refuzoi të trembej dhe të përfshihej nga paniku kur pa të armatosurin.
Madje ajo dyluftoi me grabitësin duke prekur edhe armën e tij.
Më vonë policia zbuloi se arma ishte thjeshtë një kopje dhe nuk gjuante plumba të vërtetë, por gjithashtu theksoi trimërinë e gruas e cila nuk kishte sit a dinte në asnjë mënyrë që ajo ishte një armë false.
Nga filmimet u zbulua se hajduti kishte hyrë për të marrë vetëm birrë.
“Më jep tre litra birrë” bërtiste ai drejt shitëses. Por ajo kundërshtonte t’ja jepte nëse nuk paguante.

