Ish polici grek ekzekutoi Devi Kasmin, vrasës me pagesë. Në kërkim organizatori
Atentati ndaj Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë ka qenë e mirëorganizuar. Katër ditë pas vrasjes së Devi Kasmit policia ka bërë të ditur se është arrestuar ekzekutori. Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës Ardi Veliu ekzekutori është një ish-efektiv i forcave speciale greke, tashmë i ndaluar nga blutë e Tiranës, ndërsa organizatori (Altin) Aurel Hoxhallari u shpall në kërkim. Lajmin për shkatërrimin e këtij grupi kriminal "Enigma" është dhënë në një deklaratë të posaçme për mediat prej drejtorit të Policisë së Tiranës Ardi Veliu.
Në një konferencë për median (2 shkurt 2018) Veliu zbardhi emrat e organizatorit, vrasësit me pagesë si dhe personat që kanë ndihmuar në kryerjen e këtij atentati të ndodhur në Tiranë më 29 janar 2018, në rrugën “Petro Çani”
Ne kerkim organizatori - (Altin) Aurel Hoxhallari. Dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
I arrestuar ekzekutori - shtetasi grek Efthymiou Efthymious. 41 vjeçari lindur e banues Arta Greqi dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.
Për ekzekutorin, Veliu shtoi se ishte efektiv i forcave speciale greke deri në në vitin 2012
Ardi Veliu: "Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, ai është përjashtuar nga kjo strukturë për faktin se është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike"
Ndimesit
Veliu specifikoi edhe rolet e 4 të arrestuarve në këtë bandë.
I arrestuar Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
I arrestuar Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
I arrestuar Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.
Policia njoftoi se finalizimi me sukses i goditjes së grupit të strukturuar kriminal “Enigma” u realizua pas një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.
Cili eshte roli i Meshinit?
Gjatë kohës, kur Policia organizonte operacionin, Gjykata e Tiranës ndërpreu seancën gjyqësore në ngarkim të Mario Meshinit, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Kasmit. Kjo pasi prokurori i çështjes u largua pas marrjen së informacionit. Dëshmia e Meshinit ka dhënë ndihmën kryesore në zbardhjen e ngjarjes, pasi ai ka dhënë informacion mbi tiparet e ekzekutorit. Po ashtu dhe kamerat e sigurisë në vendngjarje kanë filmuar dinamikën e vrasjes. Pyetjeve të gazetarëve mbi rolin e Mario Meshinit në ekzekutimin e Devi Kasmit, nuk iu përgjigj duke thënë se janë pjesë e dosjes hetimore dhe përbëjnë sekret hetimor. Në orën 14: 28 gjykata caktoi masën e arrestit me burg për Meshinin.
I gjejne arsenal armesh ne vilen e organizatorit
Më tej, Drejtori i Policisë së Tiranës përmendi të dhënat nga sekuestrimet në një vilë, në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit Hoxhallari.
"Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar policia njofton se janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit. Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj." tha Veliu
Sekuestrohen provat
Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
- 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
- 4 armë automatikë
- 2 snajper
- 4 pushkë automatike
- 1 armë antitank me 2 predha
- 1 bombë me telekomandim në distancë
- sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
- 4 radio marrëse
- 1 dron
- 110 kg kanabis
- 2 maska
Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.
Të gjitha lajmet për Devi Kasmin
