Itali, ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar

Itali, ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Romë në zonën e quajtur Tufello.

Sipas mediave italiane referuar edhe burimeve të policisë viktima ka qenë person me precedent penal dhe në momentin që ai është qëlluar ka qenë duke u rikthyer në burg pasi kishte dalë me leje.

Ai është ekzekutuar me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks. Ndërsa në momentin e vrasjes sapo kishte dalë nga banesa për tu rikthyer në burgun Rebibbia.

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë vëllai i tij 20-vjeçar, ndërsa u njoftua policia dhe ambulanca, por nuk kanë mundur të shpëtojnë shqiptarin, i cili vdiq menjëherë.

Viktima, ende i paidentifikuar po vuante dënimin e fundit, pasi kishte bërë shumë vite burg.

Hetimet

Sipas mediave italiane autoritetet po hetojnë për lëvizjet e tij të fundit dhe kontaktet që kishte pasur. Por dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas konflikteve mes klaneve për dominimin e territorit të shitjeve të lëndëve narkotike. Hetimet kanë treguar se San Basilio dhe Tufello janë zona ku dominon shitja e drogës.  

EMISIONET