I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, inxhinieri Arben Meçe tha se Teatri Kombëtar ishte pa themele, dhe ishte ndër të vetmet ndërtesa që ishin pa themele në vendin tonë.

Meçe: Teatri Kombëtar nuk ka pasur fare themele, nuk ka pasur fare, fare.

Hila: Edhe pallatet e Enverit kanë pasur dy pëllëmbë themele.

Meçe: Jo, jo e ke gabim. Është objekt pa themele, më jepni në Shqipëri një objekt pa themele, një? Pse është pa themele? Sepse Italia, ka ndërtuar në qendër të Tiranës objekte serioze, ndërtoj këtë se ai ishte që në momentin e parë i përkohshëm, pra ishte një ndërtim i përkohshëm që atëherë, është ndërtuar me parafabrikate druri të presuar, me çimentato, dhe nuk gëzon absolutisht asnjë parametër teknik për mua, që në momentin pa themele. 

Shumë e diskutojnë tërmetin, ai në shtëpitë tuaj nuk prishi garderobën, raftet, por prishi strukturat e forta, sepse tërmet do të thotë një masë goditëse, një forcë goditëse, sipas ligjit të Njutonit, forca M e H, një gjë që nuk ka masë nuk e gjen asgjë nga tërmeti. Ajo strukturë që ka një konstruksion inekzistent, dru, ka një mbulesë me llamarinë, i kishte muret me dru 8 centimetër, si mund t'i thuash vepër kulturore kësaj?

/Ora News.tv/