Historia e shqiptares, Adelina Sejdini proteston para gjykatës së Barit

Historia e shqiptares, Adelina Sejdini proteston para gjykatës së

Shqiptarja Adelina Sejdini 42 vjec që jeton në Bari ka protestuar sot para Gjykatës së Barit për t'i thënë jo legalizimit  të prostitucionit, shtëpive publike  e modifikimit të ligjit aktual Merlin.

 E veshur me një bluze ku ishin stampuar dy figura të rëndësishme të drejtësisë italiane, viktimë të mafias; Paolo Borsellino e Giovanni Falcone, Adelina ka protestuar përballë  gjykatës penale të Barit kundër vendimit të pak ditëve më parë të Gjykatës së Lartë e cila ka kërkuar rishikimin e disa akteve të procesit gjyqësor "Escort" ndaj ish kryeministrit Berlusconi dhe për një rivlerësim të neneve të ligjit Merlin.

Adelina Sejdini është punonjëse kulturore e aktiviste e një organizate në ndihmë të viktimave të trafikut të prostitucionit. Historia e saj e jetës e ka shtyrë në këtë drejtim. 18 vite më parë Adelina Sejdini është sekuestruar, dhunuar seksualisht dhe shitur në Itali e detyruar të punoj si prostitutë nga bandat kriminale.

 Kanë qenë forcat italiane të rendit që i kanë shpëtuar jetën e prej disa vitesh me organizatën e saj punon për të shpëtuar nga rruga viktimat e trafikut të prostitucionit.

 Adelina Sejdini ka protestuar me numrin e viktimave të prostitucionit të pikturuara në fytyrë dhe me një tabele ku shkruhej;

"Sot në Itali janë 120 mijë gra viktima të prostitucionit dhe është e papranueshme të ligjërohet sjellja e atyre që ndihmojnë në përhapjen e prostitucionit. Kush mban veshjen e gjykatësit përfaqëson një seancë drejtësie. Jo modifikimit të ligjit Merlin, jo legalizimit të shtëpive publike dhe prostitucionit."

EMISIONET