Fushata e mbjelles së pemëve tek Komuna e Parisit

Fushata e mbjelles së pemëve tek Komuna e Parisit

Fushatës së mbjelljes së pemëve i janë bashkuar edhe administratorët e zgjedhur të pallateve. Aksionit të sotëm në bllokun e pallateve pranë zonës së Komunës së Parisit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Falenderoj të gjithë ata që janë përfshirë edhe në këtë fushatë të gjelbërimit. Nëse vetëm Bashkia punon me Pyllin Orbital, por nëse ne nuk prekim çdo cep pallatesh me gjelbërim, atëherë ky është një mision i lënë përgjysmë. Ftesa për të gjithë administratorët: Nxitoni! Keni edhe dy muaj për ta çuar përtej pragut të shtëpisë administrimin që ka të bëjë me gjelbërimin në qytet.”

Veliaj bëri thirrje për zgjedhjen e administratorëve edhe në ato pallate ku nuk ka ende një të tillë.

EMISIONET