Fotografi Feliks Bilani: Në Shqipëri femrën e fyejnë dhe me shikim

Fotografi Feliks Bilani: Në Shqipëri femrën e fyejnë dhe me

Sipas fotografit Feliks Bilani në Shqipëri femrën e fyejnë dhe me shikim.

I ftuar në emisionin ‘Arena’ nga Dritan Hila në RTV Ora, ai shprehet se populli shqiptar është maskil dhe se me femrën është krijuar një marrëdhënie patriarkale.

Feliks Bilani:’Kjo është gjëja më e thjeshtë e mundshme. Merr një kolegen tonë vishe këndshëm, lërë vetëm të pijë kafe në lokal dhe do shikosh se si dhunohet nga pamja. Shqiptari nuk ka mësuar akoma syrin, jo më të mësojë gjëra të tjera. Në qoftë se do flasim për pjesen e fotografisë, pjesa më e madhe kap aparatin për të parë ndonjë shalë.''

‘’Përsa i përket femrës në tërësi, është një rregull i pashkruar, modeli i femres është zot. E ka thënë Naim Frashëri, femra nuk zbukurohet për meshkujt, zbukurohet ndaj femrave të tjera, kjo është lufta kryesore në Shqipëri.

Jemi popull maskim deri ne vrasje. Nuk e shohim femren si një krijesë për të ecur në një rrugë të gjatë me të por krijohet nje marrëdhenie patriarkale.’’

Përsa i përket politikës ai mendon se femrat nuk lejohen të japin mendimin e tyre.

Feliks Bilani: ''Femra në politikë paragjykohet dhe nuk lejohet të bëjë karrierë. Kemi rastin e femrave që përbëjnë qeverinë e sotme, sa u lejohet te flasin dhe te shprehin mendimin e tyre? Thonë çfarë u thotë lideri, nuk dalin jashtë vijës së partisë.''


EMISIONET