Familja e Gaxhait jeton në Gjermani

Familja e Gaxhait jeton në Gjermani

Gazmend Braka, i njohur ndryshe si Gaxhai, u arrestua në vitin 1997 për kryerjen e një sërë krimesh me bazë në qytetin e Vlorës.

Prej 18 vitesh një prej personazheve të njohur të botës së krimit gjatë 1997-të qëndron i mbyllur në qeli.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh në qytetin e Vlorës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Është një nga të dënuarit, i cili ka tentuar të paktën tre herë të arratiset.

Hera e fundit është ajo e vitit 2005, ku tentoi të largohej nga burgu 302 përmes një tuneli.

Në një intervistë të publikuar sot në  gazetën "Shekulli" thotë se familjen nuk e ka në Shqipëri dhe se prj kohësh ndodhen në Gjermani

"Familjen nuk e kam në Shqipëri. Prej disa kohësh ata ndodhen në Gjermani. Kam tre fëmijë. Vajzën e madhe e kam 16 vjeçe dhe dy djem, njeri 14 dhe 10 vjeç. Fakti që janë jashtë shtetit më pengon të takohem me ta. Familjarët e tjerë i takoj më rrallë"

Cila është Gaxhait brenda mureve të qelisë?

"Jemi mësuar tashmë. Unë u bëra 40 vjeç. Jam futur fëmijë në burg dhe tashmë e di se çdo të thotë qëndrosh në qeli. Dita është shumë e thjeshtë, përgatis ushqimin dhe pastaj mundohem të bëj pak gjimnastikë. Është fare e thjeshtë"

EMISIONET