Ervin Salianji në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Ervin Salianji në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Ervin Salianji është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas burimeve për Ora News, ish deputeti i PD qëndroi për rreth 20 minuta në Prokurori, ku është marrë në pyetje nëse ka marrë kërcënime apo shqetësim për sigurinë.

Salianji akuzohet për "kallzim të rremë" për dosjen "Babalja".

Sipas kodit penal me këtë akuzën ish-deputeti demokrat rrezikon dënimin nga gjobë deri ne 5 vite burg. 

Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga prokuroria për çështjen “Babalja” më 8 mars. Por Salianji e cilësoi veprimin e prokurorisë si të ndikuar politikisht.

EMISIONET