Salianji i pandehur për "Babalen": Faull i rëndë i një shteti drejt rrëzimit

Salianji i pandehur për "Babalen": Faull i rëndë i

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, është marrë  i pandehur  për akuzën e "kallzimit të rremë" për dosjen "Babalja". Por Salianji e cilËsoi veprimin e prokurorisë si të ndikuar politikisht, duke ironizuar se është akuzuar për agjitacion dhe propagandë.

Ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, është marrë zyrtarisht i pandehur nga prokuroria për çështjen “Babalja”. Në orën 9.00 ai u paraqit në prokurorinë e kryeqytetit ku dy prokurorët e cështjes, Genci Qano dhe Kol Hysenaj,  kanë komunikuar akuzën e “kallzimit të rreme”.

Pas daljes nga prokuroria, ai e  quajti politike qëndrimin e prokurorisë ndërsa pohoi se nuk i trembej ndonjë kërkese të mundshme  për masë arresti.

Salinji: E gjitha është si kronikë e kohëve të vjetra ku TVSH e kohës së kaluar mund të dilte dhe të thoshte që agjitatorët kanë arritur që në bashkëpunim imperialistët kapitalistë dhe revizionistët italistë të fusin në burg një prej elementëve më të vyer të PS dhe rilindjes. Ky ishte dhe diskutimi.

Salianji tha nuk është bërë asnjë hetim për personat që sipas tij janë në videon ku flitet për blerje kanabisi, ndërkohë që për të dhe gazetarin Olldashi që ka bërë investigimin, prokuroria ka ngritur akuzë.

Salianji: Vetë prokurorët që janë marrë me çështjen nga halli, kuptohet edhe nga halli që kanë prej vettingut apo dhe nga bashkëpunime të tjera në çështje të mëparshme me PS kanë arritur në këtë konkluzion i cili padiskutim kam bindjen e plotë që do të rrëzohet në gjykatë. 

Në mënyrë të turpshme se nuk ka asnjë problem në rastin tim, se unë agjitator jam, por marrja e një gazetari si Jetmir Olldashi dhe vendosja nën  akuzë për shkak se ka zbuluar një rrjet të trafikut dhe ka vazhduar më tej investigimin duke shkuar dhe në dy fshatra të Vlorës dhe duke treguar me video jo vetëm me audio trafikun e drogës që zhvillohej në Vlorë, është jo vetëm e papranueshme, është në tejkalim të çdo norme dhe parimi të shtetit të së drejtës. Besoj se është një faull i rëndë i një shteti, i cili tanimë e ka marrë rrugën drejt rrëzimit por që është autoritar.

Sipas kodit penal me këtë akuzën ish-deputeti demokrat rrezikon dënimin nga gjobë deri ne 5 vite burg. Ndërkohe të pandehur në këtë çështje janë edhe gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliaj i njohur ndryshe si "Babalja" dhe Fredi Alizoti që imitoi zërin e Geron Xhafës.




EMISIONET