Ekskluzive/ Haradinaj në 'Tempora': Kosova nuk e sheh Ramën burrë shteti. Kurti e Osmani ofertuan tek Grenell heqjen e takses

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte mbrëmjen e djeshme (19 shkurt) në një intervistë ekskluzive në emisionin "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora.

Gjatë intervistës, Ramush Haradinaj deklaroi se Kosovë nuk e shikon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si burrë shteti, pasi sipas tij, me padinë që bëri ofendoi gjithë popullin e Kosovës.

Haradinaj: Padia që Rama ka bërë ndaj meje nuk e ka dëmtuar Kosovën në këtë rast. Por mendoj që është ofendim ndaj shqiptarëve në plan kombëtar. Është veprim jo i duhur. Kosova ka arritur të lexojë zotin Rama, nuk e shohin si një shtetar ose një burrështetas. Kjo është përshtypja nga një numër i madh njerëzish. Jam i gatshëm për këto sfida. Mendoj se nuk e kam tepruar, por e kam kursyer. Jo atë, por kombin shqiptar. 

Sa i takon çështjeve të brendshme politike në Kosovë, Haradinaj u shpreh se kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ofertuan  tek i dërguari i Presidentit Trump, Grenell heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Këto janë disa nga deklaratat kryesore të Ramush Haradinajt në emisionin "Tempora"

Haradinaj: Nuk shantazhohem nga Haga. Ja “fajet” e qeverisjes time

Haradinaj: Kosova nuk e sheh Ramën si burrë shteti, me padinë ndaj meje ofendoi kombin

“Është afër”, Haradinaj zbulon bisedën me Grenell: I kërkova kontratën për njohjen e pavarësisë

 “Nuk duhet të kemi frikë”, Haradinaj: Të shfrytëzojmë energjinë pozitive të SHBA për të kërkuar njohjen

Pse këmbëngul Grenell? Haradinaj: Kurti e Osmani ofertuan heqjen e taksës, gabim i tyre

“Kishte përpjekje të orkestruara”, Haradinaj: Deklarata e George Bush ndali presionin e ndërkombëtarëve

“Donim bashkimin me Shqipërinë”, Haradinaj: Kishim presion ndërkombëtar, donin të na përçanin

 Haradinaj: Nuk lejoja që trupat e luftëtarëve të rënë t`i merrte armiku. Ja ku flinim gjatë luftës

“I mblodha me batanije”, Haradinaj: Ju tregoj vrasjen e tre shokëve në luftë nga predhat serbe




EMISIONET