“Kishte përpjekje të orkestruara”, Haradinaj: Deklarata e George Bush ndali presionin e ndërkombëtarëve
Ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh për gazetaren Sonila Meço, se ishte deklarata e Presidentit George Bush ajo që ndryshoi opinionin ndërkombëtar për Kosovën. Sipas tij, fakti që Presidenti Bush deklaroi se “Kosova do të bëhet e pavarur”, ndali dashakeqësit që nuk e donin pavarësinë.
Haradinaj: Edhe në atë kohë kishim nuancat tona. Në atë kohë kishte keqkuptime me koalicionin që patëm me Presidentin Rugova. Sot të gjithë njësoj e respektojmë figurën e tij. Deri në 2008 është bërë shumë përpjekje për të mos ardhur deri te pavarësia. Kemi pasur goditje të shumëllojshme. Ka pasur presion të orkestruar me përul shpirtin kryengritës të shqiptarëve për të pranuar më pak se pavarësinë. Ka qenë një presion i sinkronizuar, dhe pasojat i kemi të asaj kohe. Ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Kur tha presidenti Bush: Një ditë Kosova do të bëhet e pavarur, ai tha mjaft të gjithë të tjerëve që kërkonin që Kosova të mos ishte e pavarur. Ajo deklaratë e ndryshoi krejt gjendjen.
