“Nuk duhet të kemi frikë”, Haradinaj: Të shfrytëzojmë energjinë pozitive të SHBA për të kërkuar njohjen

“Nuk duhet të kemi frikë”, Haradinaj: Të

Ramush Haradinaj u shpreh në “Tempora” të gazetares Sonila Meço, se Kosova duhet të shfrytëzojë energjinë pozitive të Amerikës për mbylljen e marrëveshjes me Serbinë. Sipas tij, Kosova nuk ka arsye të ulet në tryezën ndërkombëtare me frikë, pasi ka arritur disa gjëra të rëndësishme në këto 12 vite pavarësi.

Haradinaj: Është mirë që Amerika kërkon mbylljen e problemeve në Ballkan. Kosova kërkon kontratën finale për njohjen reciproke në kufijtë aktual. Plan “Marshall” mund të kërkojë Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, vetë Serbia, ne kërkojmë vetëm njohjen. Sa herq ka qenë bashkë Europa dhe Amerika nuk i ka rënë keq shqiptarëve. Nuk ka asnjë arsye që politika e Kosovës të frikësohet tani. Ne kemi interes në këtë energji të Amerikës. Secili ka kërkesat e veta, ndërsa ne kemi njohjen. Çdo gjë lidhet me njohjen.

A do lodhet Amerika nëse nuk arrihet marrëveshja?

Haradinaj: Ne kemi interes për njohjen tani. Ne duhet të rikthejmë vetëbesimin, pasi në të kaluarën kishim frikë kur uleshim në tavolinë ndërkombëtare. Për këtë arsye unë nuk shoh arsye për t`u frikësuar. Kosova është në kohën reale, nuk e kuptoj pse duhet të ulemi në një tavolinë e të flasim gjëra intelektuale periferike, por të flasim vetëm për një temë.


EMISIONET