Haradinaj: Kosova nuk e sheh Ramën si burrë shteti, me padinë ndaj meje ofendoi kombin

Haradinaj: Kosova nuk e sheh Ramën si burrë shteti, me padinë

Ramush Haradinaj reagoi në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço në lidhje me padinë që Kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj tij. Haradinaj nuk i kurseu kritikat ndaj Ramës, duke u shprehur se me veprimin e tij ka ofenduar shqiptarët, ndërsa thekson, se sipas tij, Rama nuk është burrë shteti.

Haradinaj: Padia që Rama ka bërë ndaj meje nuk e ka dëmtuar Kosovën në këtë rast. Por mendoj që është ofendim ndaj shqiptarëve në plan kombëtar. Është veprim jo i duhur. Kosova ka arritur të lexojë zotin Rama, nuk e shohin si një shtetar ose një burrështetas. Kjo është përshtypja nga një numër i madh njerëzish. Jam i gatshëm për këto sfida. Mendoj se nuk e kam tepruar, por e kam kursyer. Jo atë, por kombin shqiptar. 


EMISIONET