Ekskluzive/ Grezda sqaron konfliktin me Rejën, zbulon ekipin që e kërkonte në verë

Ekskluzive/ Grezda sqaron konfliktin me Rejën, zbulon ekipin që e

Eros Grezda ishte një nga mungesat më të rëndësishme të kombëtares shqiptare për dy sfidat e fundit kualifikuese të Euro 2020 ndaj Andorrës dhe Francës.

Gjakovari duket se ka pasur një përplasje me Rejën, diçka të cilët e pohoi edhe në "Ora Sport". Gjithashtu, lojtari i Rangers konfirmoi që në verë ishte shumë pranë kalimit në kampionatin francez, te Brest. 

"Kanë ndodhur diçka gjëra në karrierën time që nuk më lejuan që të jem në këtë grup. Italishten nuk është se e di mirë. Atë që e ka thënë trajneri nuk e kam marrë mirë, por nga ato që tha përkthyesi dhe portalet, kam shkruajtur atë status. Unë nuk kam marrë asnjë ftesë. Nga ai incident në qershor nuk kam marrë ftesë nga kombëtarja. Nuk kam marr asnjë kontakt të vogël. Më shumë problem mund ta quaj se nuk po luaj me klubin, pasi nëse luaj mirë me klubin nuk besoj se do të mungoj ftesa.

"Unë do ia lija më shumë fajin se nuk kam minuta te Rangers, se se trajnerit të kombëtares. Është skuadra e lojtarëve që nuk luajnë. Kam bërë maksimumin dhe kjo është reflektuar edhe në javët e fundit. Duhet të jem i koncentruar për të arritur sa më mirë. Më intereson më shumë një ekip i fortë dhe më pas. Erdhi një ofertë zyrtare nga Brest. Unë e kisha qejfin që të shkoja atje. Ishin shumë të interesuar për mua, diçka që më mërziti mua dhe njëkohësisht më penalizoi.

"Erdhi një moment, kur në ndeshjet kontrolluese, 11-11 nuk isha te asnjëra, bashkë me 5 lojtarë të tjerë dhe këtu u mërzita shumë. Unë doja që në ato 3-4 ditë para ndeshjes të isha në fushë. Por të mos isha zgjedhje në asnjë nga ato 22 lojtarë nuk u pajtova. Unë nuk jam as Ronaldo dhe as Messi, por u riktheva në një situatë të vështirë pasi te Rangers nuk po luaja dhe kisha 3 javë pushim. Shkova për të bërë maksimumin në kombëtare, por kur nuk e gjeta u mërzita. Grezda nuk është Balotelli. Të gjithë ata që më njohin e dijnë mirë kush është Grezda. Nuk kam bërë kurrë fjalë me Gerrard, por me Rejën ishte një gjë komplet ndryshe,"
përfundoi Grezda.

Lexo me shume: Franca "kockë e fortë" për kuqezinjtë, Stadiumi inagurohet me humbje



EMISIONET