Dorëzohet në gjykatë pjesa e parë e dosjes 339, ja kush janë 12 të pandehurit

Dorëzohet në gjykatë pjesa e parë e dosjes 339, ja kush

Gjykata për Krime të Rënda ka nisur shqyrtimin e pjesës së parë të dosjes "339", me 12 të pandehur.

Shorti ka përcaktuar gjyqtarin Fran Prendi, i cili do të zhvillojë seancën paraprake, për të vlerësuar hetimet e prokurorisë dhe për të vendosur dërgimin apo jo të çështjes në gjyq.

Të pandehur në këtë dosje janë Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça.

Ndërkohë, në hetim vijon të jetë nga Prokuroria dosja 339/1, e cila heton shitblerjen e votave. Vendimi për marrjen të pandehur të 12 personave dhe dërgimin në gjykatë për një sërë akuzash është marrë nga dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Pikërisht në këtë dosje hetimore është vënë nën hetim dhe ish-deputeti Arben Ndoka, i cili është xhaxhai i Samuelit, por dhe halla e këtij të fundit Mimoza Ndoka, pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës, kryesisht tek “Rrana e Hedhun” dhe në lagunën e Kunës.

Por për çështjen e abuzimit me pronat, Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka konkluduar me mbylljen e hetimeve.

Sipas prokurorisë në këtë çështje janë evidentuar 7 grupe kriminale, por i pari grup kriminal që është dërguar në gjykatë është ai i Shkodrës.

Pikërisht në këtë grup kriminal është i pandehur nipi i ish-deputetit Ndoka, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka dhe ish-kampioni në sportin e mundjes Elis Guri.

 Ndërsa të pandehurit e tjerë janë Ramadan Dushaj,Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça.

Të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” në formën e grupit të strukturuar kriminal.

EMISIONET