A do të vijnë 200 mijë turistë kinezë në Shqipëri? Klosi: Kontratat nuk janë anuluar

A do të vijnë 200 mijë turistë kinezë në

Një një intervistë për Ora News, ministri i Turizmit, Blendi Klosi pranoi se ka pasur rreth 200 mijë turistë kinezë që priteshin të vinin në Shqipëri këtë vit.

Ai u shpreh se kontrata e tyre turistike nuk janë anuluar, por janë shtyrë në kohë.

Klosi shtoi se shpreson që të ketë më shumë hapësirë lëvizjeje në muajt e verë në mënyrë që të rikuperohet numri i planifikuar i turistëve.

Leftion Peristeri: Me informacionet që na ka dhënë mistria në dispozicion, rreth 200 mijë vizitorë kinezë, që kishin rezervuar a ka anulime masive, apo priten detaje?

Klosi: Kjo ishte një fatkeqësi e madhe pasi ne bëmë një politikë të re për heqjen e vizave për qytetarët kinezë që do të vinin në Shqipëri përgjatë gjithë vitit, e shtuam nga 8 muaj në 12, duke u lejuar që të vijnë edhe përtej sezonit të verës, ku ka pasur një kërkesë të madhe nga agjencitë turistike. Është e vërtetë që ka pasur rreth 200 mijë kinezë që kërkonin të vizitonin Shqipërinë, sidomos në muajt e pranverës.

Ajo që ka ndodhur në të gjithë botën është se kontratat me kompanitë hoteliere nuk janë anuluar, por janë shtyrë në kohë. Është një mekanizëm ekonomik shumë i madh që i mban marrëdhëniet mes hotelierëve, operatorëve turistë dhe atyre të udhëtimit që kjo gjë të funksionojë. Këto janë kontrata të bëra dhe të shtyra në kohë dhe turistët mund të vijnë në një kohë në të ardhmen. Nga pikëpamja pozitive e situatës, do të kemi mundësi që në muajt e gjysmës së verës dhe të vjeshtës të kemi mundësi që të rikuperojmë numri ne konsiderueshëm që ishin planifikuar për muajt e pranverës. Shpresojmë që në muajin e pikut të verës, të kemi lëvizje dhe hapësira. 

EMISIONET