Dibër, dëbora bllokon 4 Njësi Administrative

Dibër, dëbora bllokon 4 Njësi Administrative

Disa Njësi Administrative në qarkun e Dibrës janë bllokuar për shkak të ngricave që pasuan reshjet intensive të dëborës. Raportimet flasin për rreth 60 centimetra borë në disa zona, që ka shkaktuar vështirësi në jetën e banorëve. Probleme ka edhe në rrugë të tjera në zonat e përfshira nga bora

Ngricat në rrugë janë problemi i madh pas reshjeve të dëborës që përfshinë qarqet lindore të vendit.

Në Dibër, situata mbetet problematike  në njësitë administrative malore, ku trashësia e dëborës arrin në 60 centimetra.

Trebishti, Osteni, Selishta, Lura, Kalaja e Dodës janë bllokuar. Administratorët dhe banorët e zonave të thella malore, e cilësojnë situatën "alarmante" dhe kërkojnë ndërhyrje.

Ndërsa në rrugët rurale, qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.

 

Më kritike është situata në rrugën Qafë e Buallit-Krastë dhe Qafë e Buallit- Ura e Çerenecit-Librazhd dhe Ura e Çerenecit-Ostren, por që janë të kalueshme. Në Bulqizë, ka raportime për dëmtimin e rrjetit shpërndarës të energjisë.

Në Kukës, situata këtë të hënë u përmirësua. Rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes dhe pajisja me zinxhirë për cdo lloj situate.

Në Valbonë, dëbora arrin deri në 15 centimetra, por nuk ka raportime për probleme.  Rruga e Thethit mbetet e bllokuar nga ana tjetër në Malësinë e Madhe.

Në juglindje, rruga e Dardhës në Koçë vijon të jetë e kalueshme vetem me zinxhirë prej ditës së dielë.

Probleme  ka në disa fshtra të Devollit, ku trashësia e dëborës arrin në 40 centimetra.

Rruga Korçë-Kapshticë është i kalueshem, sikurse edhe akset e tjera në juglindje të vendit.

EMISIONET