Tragetet e fundit nga Italia, 380 persona hynë në Durrës

Tragetet e fundit nga Italia, 380 persona hynë në Durrës

380 persona mbërritën në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm me dy tragetet e fundit nga Italia.  Udhëtarët iu nënshtruan kontrolleve të rrepta nësë rezultojnë mbartës të koronavirusit

380 pasagjerë kanë ardhur me 2 tragete në portin e Durrësit mëngjesin e së mërkurës me dy tragete nga Bari.

Këto ishin dy udhëtimet e fundit të pasagjerëv nga portet italiane drejt atyre shqiptare, pasi qeveria shqiptare ka vendosur ndalimin e udhëtimeve mes dy vendeve.

Udhëtarët iu nënshtruan kontrolleve të rrepta në port për të parë nëse rezultojnë të prekur nga virusi vdekjeprurës COVID 19.

Një natë më parë rreth 1440 pasagjerë  u nisën me 2 tragetete e linjes së Barit, duke shënuar një fluks të rritur në krahasim me atë normal.

Ndërkohë prej ditës së mërkurë, mes porteve shqiptare dhe italiane pritet të lëvizin vetëm anijet e mallrave, ku ekuipazheve do tu ndalohet të zbresin.

EMISIONET