Debati në "Tempora"/ Bushati: Ti nuk të lë të mbarosh; Meço: Jo duke më fyer mua!

Debati në "Tempora"/ Bushati: Ti nuk të lë të

Deputeti socialist, Ervin Bushati dhe gazetarja njëkohësisht moderatorja e emisionit “Tempora”, Sonila Meço janë përfshirë në debat.

Teksa ironizonte termat e përdorur nga ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku për koncesionet, Meço nuk ka lejuar vazhdimin e ironisë, ndërsa theksoi se socialisti nuk mund ta ofendonte.

Pjesë nga debati: 

Bushati: Nuk i hyj këtyre termave ngëlthyer, ngëlfatur, ulërir, alarmi.

Meço: Do mësoheni kur vini në një emision televiziv edhe me pasurimin e gjuhës shqipe.

Tabaku: Për të treguar alarmin tregohen të gjitha.

Meço: Për sa kohë merreni me batuta, me mënyrën se si flasim ...

Bushati: O zonjë thash unë nuk paguhem për këtë punë.

Meço: Ju shqetësojnë koncesionet apo jo?

Bushati: Jo! Po më lër të mbaroj.

Meço: Jo duke më fyer mua!

Bushati: Nuk po të fyej, por ti nuk të lë të mbarosh.

Meço: Po fyeni fjalët që unë them. Fyerje personale jo.

Bushati: Çfarë fyerje personale? Unë thash që nuk paguhem për të folur artistikisht.

Meço: Dakord. Unë e marr për fyerje personale.

Bushati: Po e more kështu unë nuk flas më pra.

Shikoni videon e plotë:

EMISIONET