Lirohet nga qelia Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, do hetohet në "arrest shtepie"
Lirohet nga qelia Fran Frrokaj. Kryetari i bashkisë së Lezhës do të hetohet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie" për skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit.
Në orën 12: 30 Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e "arrest shtëpie" për kryebashkiakun. Me të mësuar vendimin ka pasur ovacione nga mbështetësit e Frrokajt.
Prokuroria kërkoi masën e sigurisë 'arrest me burg" për të gjithë të arrestuarit. Fran Frrokaj mbrohej në gjykatë nga avokati Neshat Fana.
Sipas këtij vendimi Frrokaj nuk do të largohet nga banesa e tij në lagjen "Besëlidhja" dhe nuk do të komunikojë me persona të me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.
Pas seances që zgjati mbi tre orë Gjykata vendosi "pranimin e pjesshëm të kërkesës së prokurorisë. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal "Arrest në burg" të dhënë ndaj të arrestuarit Fran Frrokaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të "Arrest në shtëpi" me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Fran Frrokaj, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja "Beselidhja" dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.
Frrokaj e priti vendimin me qetësi ndërsa mbështetësit e kryebashkiakut demokrat shpërthyen në ovacione jashtë gjykatës ku qëndruan prej orëve të para të mëngjesit. Ata nuk u larguan edhe pse pati reshje shiu të vazhdueshme.
Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë u arrestuan më 16 mars 2018 pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
Në seancën me dyer të mbyllura gjykata kërkoi prova të reja.
Arrest shtëpie u caktua edhe për nënkryetarin e bashkisë së Lezhës, Enver Hafizin, kryetarin e qarkut Gjok Ndokën, Dilaver Neli, Frrok Frroku, Pjeter Gjoni (Lini), Gjelina Bacaj.
Ndërsa u lanë në burg: juristi i bashkise, Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.
Pas vendimit të arrestuarit u larguan të shoqëruar nga policia drejt banesave.
Fran Frrokaj u paraqit ne gjykate ne oren 09:00. Blindohet gjykata
Në orën 09:00 me pranga në duar kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë me pranga në duar dolën në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Prej orëve të para të mëngjesit, forca të shumta policie rrethuan gjykatën dhe vendosën shirita. Dhjetra mbështetës të Frrokajt por dhe familjarë të tij dhe të të arrestuarve të tjerë qëndruan para gjykatës në pritje të vendimit. Ndërkohë Gjok Ndoka ishte në spital pasi ka probleme shëndetësore me zemrën dhe rivlerësimi i masës së sigurisë do të bëhet në spital.
Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan të premten, më 16 mars 2018 , ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.
Lexo me shume: Qytetarët pas lirimit të kryebashkiakut: Vetëm vota mund ta rrëzojë Fran Frrokaj!


Seanca u shty te dielen
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të dielën, por që në orët e mëngjesit, mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj dhe familjarë të personave të arrestuar protestuan dhe në disa raste bllokuan edhe rrugën para komisariatit të Policisë Lezhë.
Ata e konsiderojnë politik arrestimin e Frrokajt, ndaj kërkojnë lirimin e tij.
Në të njejtën linjë, qëndron edhe Partia Demokratike e Lezhës, e cila e cilëson arrestimin si tentativë për ti dëmtuar imazhin në Lezhë.

(Deklarata e policise)
quajtur “Rana e Hedhun”, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur “Rana e Hedhun”, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se përgjatë periudhës 2016-2017, Bashkia Lezhë ka dërguar për regjistrim në ZVRPP-në Lezhë dokumentacionin për pajisjen me tokë të shtetasve Frrok Frroku, Gj. F., N. F., M. F., Z, Gj,, N. T., Pjetër Lini (Gjoni), V. Gj. dhe R.M.
Praktikat dokumentare të dërguara nga Bashkia Lezhë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, përmbajnë aktin e marrjes së tokës në pronësi, vërtetimet e kufizimeve, konfirmimet e pasurisë, planet e rilevimit, të cilat janë të falsifikuara dhe janë përpiluar në emër të personave, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë banorë të Fshatit Mali i Rencit.
Nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare pavarësisht se në realitet janë mal dhe ranishte janë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”.
Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqësore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikuar në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcituar përvetësues të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës.
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë se Paluajtshme Lezhë, pasi ka administruar dokumentacionin, gjatë analizimit të dokumentacionit të pajisjes me tokë të shtetasve të sipërcituar, ka konstatuar se sipërfaqet e pasurive nuk janë tokë bujqësore por janë tokë pyll dhe ranishte.
ZVRPP-ja ka kërkuar konfirmim për dokumentacionin e dërguar nga Bashkia Lezhë, me shkresa përkatëse nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë.
Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë, i kanë kthyer përgjigje zyrtare ZVRPP-së Lezhë, ku rikonfirmohet zyrtarisht se pasuritë janë të llojit arë dhe pemtore.
Pas marrjes së përgjigjeve nga ana e Bashkise dhe Këshillit të Qarkut Lezhë, punonjësit e ZVRPP-së Lezhë, kanë proceduar me regjistrimin e këtyre pasurive, ku sipas dispozitave ligjore të Ligjit 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij, nga ana e tyre nuk duhej të procedohej me regjistrimin e këtyre pasurive.
Pas regjistrimit të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme Lezhe, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesit e paligjshëm, e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë apo edhe të lidhjeve të tyre familjare, sipas kontratave te bllokuara.
Personat përgjegjës për përpilimin e këtyre praktikave të regjistrimit të pasurive në emër të shtetasive të sipërcituar janë specialisti i zyrës së kadastrës, shefja e kadastrës Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kundërshtim të plotë me kërkesat e ligjit 7501, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij kanë administruar, konfirmuar dhe dërguar për regjistrim dokumentacion të falsifikuar në përmbajtje dhe formë, për pasuri që janë në fakt toke pyll, ranishte, shkurre, shkëmb, dhe jo tokë buqësore.
Nga ana e Këshillit të Qarkut Lezhë janë konfirmuar me shkresë se pasuritë e sipërcituara janë të llojit pemtore, ndërkohë që në fakt sipas akt ekspertimi topografik është tokë pyll, ranishte, shkurre dhe shkëmb. Për këto veprime mbajnë përgjegjësi, specialisti i Arshives dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut Lezhe, Gjok Ndoka.
Nga ana e ZVRPP-së Lezhë, regjistruesi, juristi, hartografi, kanë pranuar administruar dhe regjistruar dokumentacionin e pasurive në emër të shtetasve të sipërcituar në kundershtim me Ligjin 7501.
Toka e përfituar është shitur me dokumentacion të falsifikuar duke perfituar padrejtesisht shuma monetare të konsiderueshme. Vazhdon puna për identifikimin zyrtarëve e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
