Bizneset në Durrës në vështirësi, për dyqanet e rrobave nuk ka punë - Tempora

Bizneset në Durrës në vështirësi, për dyqanet e

"Sot është dita e parë që e kam hapur. Nuk ka pasur blerje."

Ky dyqan veshjes në Durrës ka ngritur qepenat këtë të hënë por në ditën e parë të aktivitetit të tij të dhënat janë pesimiste.

Nuk ka ende asnjë klient dhe pengesën e shohin edhe tek fashat e orarit.

Përgjatë këtyre 40 ditëve është munduar që t'i përgjigjet klientëve edhe përmes shitjeve online, por kjo nuk e ka ndihmuar pasi qytetarët sot nuk ka mundësi të blejnë.

"Shqiptarët sot janë në gjendjen më të keqe të mundshme. Se si do shkojë ky muhabeti i blerjeve nuk e di".

Pronari na thotë se ky vit ka qënë shumë i vështirë për durrsakët. Goditjet kanë qenë fatale me tërmetin e 26 nëntorit e tashmë nga pandemia e Covid 19.

"Shtëpia na u prish. Njeri s'po vjen të na e shikojë. Plus kjo e dyta që na ndodhi është shkatërrimtare fare".

Shtëpia ju shkatërrua nga tërmeti, sot jeton me qira, edhe ambientin e punës gjithashtu e ka marrë me qira.

Fatuarat për muajin mars janë të rënda për të. Nuk ka mundur të përfitojë as pagesën e luftës bashkë me bashkëshortet dhe refuzimi në fakt është jo pak i çuditshëm.

"Nuk e kam përfituar pagën e luftës pasi ka ndryshuar aty tek QKR sikur unë jam dyqan pijesh e ushqimesh".

Dhe në këto kushte kanë kërkesa të qarta edhe për qeverinë.


EMISIONET