Aksident në Korçë, makina përplas 16-vjeçarin. Niset me urgjencë për në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit 2020 në fshatin Symizë në Maliq, ku një makinë ka përplasur një 16-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur reth orës 20:40 dhe adoleshenti bëhet me dije se është R. J., i cili ka qenë duke ecur anash rrugës.

"Shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz, këmbësor" informon policia.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por është kapur menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndërsa adoleshenti u dërgua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike maliq aksident Symizë

EMISIONET