Akset kryesore në Tiranë me probleme/ Rruga “Hoxha Tasin” drejt degradimit, qytetarët ankohen për mungesën e investimeve
Rruga "Hoxha Tahsin" vazhdimisht po sjell shqetësime për banorët e kësaj zone por edhe për drejtuesit e automjeteve.
Ata thonë se kanë kërkuar nga bashkia më shumë vëmendje, por prej këtij institucioni nuk është bërë asnjë veprim.
Mjafton që shoferi të tregohet një moment i pavëmendshëm dhe automjeti përballet me infrastukturën e dëmtur të kësaj rruge.
Plasaritjet e asfaltit tregojnë dhe punën e bashkisë e cila në cdo cep të Tiranës lë shumë për të dëshiruar.
Problemet janë të shumta për automjetet, por më shqetësuese bëhet situata për banorët e kësaj lagje teksa disa prej tyre tregojnë edhe premtimin që kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë për këtë segment.
Por veç të tjerave qytetarët ankohen edhe për bllokimin e korsive të biçikletave nga automjetet.
"Hoxha Tahsin" është një një nga rrugët kryesore në kryeqytet, por pavarësisht kësaj, veç problemeve me infrastrukturën, shqetësim mbetet edhe trafiku i rënduar kryesisht gjatë ditëve të javës.
