7 vjet FUFARMA, lider në industrinë farmaceutike dhe pajisjet mjekësore

Kompania farmaceutike FUFARMA ka festuar 70-vjetorin e saj në një ceremoni të veçantë, me Ministra, mjekë si dhe përfaqësues të biznesit.

Për Presidentin Isuf Berberi, Fufarma e themeluar që prej 1946, kontribon fuqishëm në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Isuf Berberi: Dua të nënvizoj punën e gjatë të shumëfishtë që kërkon një formulë farmaceutike për të kaluar nga nismëtari deri tek pacienti. Ne sot nuk kemi konceptuar të qenit në këtë festë si rastin për të renditur arritjet apo statistikat, por për të bërë bashkë të gjithë hallkat nga projektuesi e shkencëtari, deri tek mjeku specialist që do produktin më të mirë për të shërbyer drejt e në ruajtjen e përmirësimin e jetës. Performanca e FUFARMA-s në këtë proçes rezultoi aq efektiv sa BB e cilësoi si një ndër arritjet më të suksesshme në shëndetësi në raportin e saj në shkurt të 2006.

FUFARMA prej 7 vitesh ka partneritet me kompaninë turke ILKO, të cilët bashkëpunimin e tyre e shohin dhe në favor të mardhënieve mes dy vendeve.

Zeynep Oncel: Jemi të lumtur të shpallim sot bashkëpunimin e ri midis ILKO-s dhe FUFARMA që forcon zhvillimin e mjekësisë dhe rrit bashkëpunimin tregtar Shqipëri-Turqi. Ne do të sjellim pajisjet dhe mjekimet më të mira për të rritur cilësinë e shërbimit mjekësor.

FUFARMA Sh.a. është e vetmja ndërmarrje farmaceutike në Shqipëri që ka marrë çertifikata e sistemit standard për Menaxhimin e Cilësisë ISO 9001-2000/ISO 9001-2008 të lëshuar nga Enti i Çertifikimit të KE.

620

EMISIONET