Kryeministri Edi Rama ka patur një komunikim online me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Lajmin e ka dhënë vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, është folur rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor si dhe nxitjen e mëtejshme të Shengenit Ballkanik.

Edi Rama: “Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

#DankeAngela🇩🇪🤝🇦🇱#FaleminderitAngela”