Zvicra merr frymë, Shaqiri do të fluturojë me kombëtaren drejt Spanjës pas testit negativ për Covid
Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se Xherdan Shaqiri për të dytën herë ka rezultuar negativ me COVID-19.
Ditë më parë ishte njoftuar nga federata helvetike se lojtari gjilanas ishte i infektuar me koronavirus.
Shaqirit tani i është mundësuar që t’i bashkohet pjesës tjetër të ekspeditës së përfaqësueses zvicerane.
28-vjeçari ndihet mirë me shëndet dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës, por nuk mund të luajë ndaj Gjermanisë që zhvillohet sonte.
Siç bëjnë me dije mediat zvicerane, Shaqiri do të mund të udhëtojë me skuadrën drejt Spanjës, e megjithatë nuk ka një vendim nëse do të zbresë në fushën e gjelbër.
“Pas testit negativ të Xherdan Shaqirit për Covid-19, komisioni shëndetësor i UEFA do të duhet të vendosë për të shtunën. Është ende e paqartë kur do të merret ky vendim ".
Vetë Shaqiri gjithashtu shpreson se do të mund të luajë. Ai nuk e ka veshur fanellën e Zvicrës për një kohë të gjatë. Paraqitja e tij e fundit në ekipin kombëtar ishte rreth 490 ditë më parë.
Dhe jo vetëm për këtë arsye: Shaqiri do të festojë edhe 29-vjetorin e lindjes të shtunën. Dhe çfarë do të ishte një dhuratë më e bukur? Ndoshta asgjë.
Sidomos pasi 28-vjeçari mori një tjetër lajm të mirë të enjten. Ai është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar nga Jurgen Klopp për në Ligën e Kampionëve.
