Zverneci boshatiset nga mungesa e investimeve dhe papunësia, të moshuarit: Kemi zili kur dëgjojmë një të qarë fëmije
Dyert e shtëpive të mbyllura me dry, dhe muret e papastruara tregojnë braktisjen e fshatit Zvërnec në Vlorë.
Dikur me afro 500 banorë, sot veç të moshuarit shihen të lëvizin nëpër rrugët e pashtruara, e të boshatisura. Thonë që kanë mallë të dëgjojnë të qara fëmijësh në fshat.
"Kemi nja dy fëmijë atje lart, kur qajnë na vjen zili. Shumë e vështirë kjo jetë për ne."
Të rinjtë, janë larguar nga mungesa e investimeve dhe harresa që i bërë Zvërnecit.
" Vijnë nga 10 ditë dhe ikin. Të gjithë ikën në emigracion, nuk ka asgjë në fshat."
Sytë u mbeshen me lotë, për fëmijët që kanë ikur por edhe për fshatin në të cilën nuk gjallëron jeta.
Janë prej më shumë se 3 dekadash dëshmitarë që aty nuk është vënë dorë.
"40 vjet kam në këtë fshat, kështu e gjeta, kështu do të mbyll dhe sytë."
Edhe ata që kanë investuar dhe kanë ndërtuar shtëpi, kanë vendosur që t’i lënë të gjitha pas, dhe të ikin për një jetë më dinjitoze.
