Zhupa: Gjeneral Rama merr në mbrojtje ushtarin e babëzisë dhe korrupsionit, Bledi Gonxhen

Zhupa: Gjeneral Rama merr në mbrojtje ushtarin e babëzisë dhe

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka marrë në mbrojtje Blendi Gonxhen, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ky i fundit akuzohet nga PD-ja se ka marrë para publike për kompaninë e tij të transportit.

Sipas Zhupës, drejtësia është aq shembullore, saqë Gonxhe merr 3 kategori lejesh drejtimi shtesë në 1 muaj pa kurs, dhe merr para nga buxheti për kompaninë e tij të transporteve.

Postimi i Zhupës në Facebook

''Gjenerali i ushtrisë së rilindjes mori në mbrojtje ushtarin e tij të kapur në shkelje të rënda ligjore, në abuzim me detyrën dhe konflikt interesi.

Rama sot i bëri reklamën Gonxhes për të treguar që nuk ka ndërmend ta shkarkoj por e promovon si modelin e babëzisë edhe korrupsionit që duhet të arrijnë edhe rilindasit e tjerë, të cilët mund të jenë më poshtë në këto “arritje”.

Është aq shembullore drejtoria e Blendi Gonxhes së Ramës, sa që drejtori merr vete 3 kategori lejesh drejtimi shtesë në 1 muaj pa kurs, tek vartësit e tij, duke shpërdoruar detyrën. Aq shembullore sa që drejtori merr para nga buxheti për kompaninë e tij të transporteve, edhe është autoriteti që jep gjithë sherbimet, lejet, targat, licensat që i duhen kompanisë së tij.

Në vend që Rama ta mbronte sot, pse nuk e thërret Gonxhen në zyrë e ta pyes cfarë do Loku tek zyra e Gonxhes përditë?

Ushtari Gonxhe mesa duket i ka dhënë pjesën e tij përherë gjeneralit Rama nga paratë që i zhvat nga taksat e qytetarëve edhe nga rryshfetet. Kur faktet flasin qartë për shkeljet e Gonxhes, Rama zgjedh të shikoj gishtin-godinat.''

Vendi Lajme Politikë ina zhupa blendi gonxhe

EMISIONET