Zhavorr për vota në rrugën e Pezë Helmes, banorët: Kujtohen vetëm në prag fushate

Zhavorr për vota në rrugën e Pezë Helmes, banorët:

Në Pezë Helmes kryetari i bashkisë së Tiranës ka nisur të kërkojë votën duke shtruar në vend të asfaltit zhavorr. Familjarët ankohen se prej vitesh nuk shohin investime, ndërsa politikanët kujtohen në prag të zgjedhjeve.

Prej pesë vitesh kur Veliaj ka marrë mandatin e kryebashkiakut,  investimet në rrugë janë përqendruar kryesisht në qendër. Në lagje mbizotërojnë gropat e kur ka shi edhe balta.

Me reformën territoriale Veliaj mori në administrim edhe fshatrat, të cilat kanë të njëjtin fat. Taksa e tarifa më të larta e më pak shërbim.

Prej shumë vitesh rruga që të çon në fshatrat e Pezë Helmas ka qenë në gjendje të degraduar .

"Rruga ka që kur ndërroi sistemi."

Edhe pse banorët e ka ngritur disa herë si shqetësim, Bashkia nuk ka nderhyre.

Banorët thonë se politikanët kujtohen për ta sa herë që ka zgjedhje kujtohen.

"Tani premtimet gjithmonë për fushatë, dy kamionë zhavorr çakull dhe natën e mirë."

Por ndryshe nga vite më parë, para 25 prillit votat kërkohen duke hedhur pak zhavorr elektoral.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Ajo që vihet re është se edhe pse kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës në zonë nuk ka asnjë tabelë informuese në lidhje me projektin.

Vendi Lajme Sociale zhavorr fushate peze helmes

EMISIONET