Sondazhi në "Ora News": Koalicioni i majtë në avantazh, PD fiton si parti
Sondazhi i parë i bërë publik në Ora News, nxjerr fitues koaliconin e majtë, me një diferencë shumë të ngushtë me koalicionin e djathtë, ndërsa marzhi i gabimit theksohet se është plus, minus 3.2 %.
Kështu koalicioni i majtë merr 46 % të votave, ndërsa koalicioni i djathtë 44 % të votave, nëse do të votohej me 2 maj.
Sipas gjetjeve të sondazhit të parë të bërë publik në Ora News, PD mbetet parti me e preferuar se PS, megjithëse të dyja partitë shënojnë rënie krahasuar me zgjedhjet e 2009.
Të paktën sipas këtyre shifrave 36 % votojnë për PS ndërsa për PS 37 %. PS shënon një rënie me 5 % krahasuar me zgjedhjet e 2009, ndërsa PD shënon një rënie me 3 %.
Ndërkaq risi përbëjnë shifrat për LSI, e cila shënon rritje krahasuar me 2009. Nga 4.8 % në 5.5 %.
Ndërkaq FRD dhe AK, janë në të njëjtat kuota në vlerën 4.8 % e votave të shqiptarëve.
SONDAZHI
I pranishëm në studion e Tonight Ilva Tare, drejtori i “IPR marketing” Antonio Notto, dha shpjegimet e tij të detajuara për gjetjen e ketij sondazhi.
“Këtë sondazh e kishim më të lehtë, u lehtësuam nga përvoja në 2009. Ishte hera e parë që ne punonim në Shqipëri dhe përvoja është shumë e rëndësishme. Sondazhi që do prezantojmë sot nuk duhet të interpretohet si ajo që do ndodhë të dielën e 23 qershorit, është fotografia e momentit. Ka një vecanti në këto zgjedhje. Ndryshe nga 2009 ku paraqiteshin rreth 34 parti, sot ky numër është gati dyfishuar. Janë inervistuar 1000 zgjedhës, të ndarë në gjini, moshë, vend dhe fe. Kampioni ka qenë i ndarë edhe në bazë të prefektuarave, këtë metodologji e kemi përdorur për të marrë një kapmion përfaqësues që shkon 3,5%. Sondazhi është kryer kur koalicionet janë regjistruar në KQZ, Ka përfunduar të martën në mbrëmje, është fotografi e orës së fundit. Marzhi i gabimit -3.2%. gabimi mesatar i gjithë sondazhit mund të jetë -3.2%, është rezultat i pranueshëm” tha Notto.
Pyetja e parë me të cilën është hapur ky sondazh është:
Sot në Shqipëri jetohet mirë apo keq?

Cilat janë tre problemet më urgjente në Shqipëri?

