Zgjedhjet në SHBA/ Radhë të gjata para qendrave të votimit në Arizonë

Zgjedhjet në SHBA/  Radhë të gjata para qendrave të votimit

Në Arizonë qendrat e votimit janë hapur në orën  7 të mëngjesit. Teksa njerëzit po prisnin , rradhë të gjata u formuan para qendrave të votimit në Maricopa County, shtëpia e Phoenix dhe periferitë e tij.

Mbrëmjen e djeshme, përgjegjësja e regjistrimeve të Qarkut Cochise, Lisa Marra nëpërmjet një postimi në Twitter bëri të ditur se në zyrë kishin ardhur dhjetra telefonata nga njerëz të cilët ishin të interesuar të dinin për fletët e votimit.

Sipas të dhënave të siguruara nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Arizonës gati 2.7 milion persona kanë votuar herët nëpërmjet postës ose personalisht, duke përfaqësuar kështu 62.4% të votuesve aktivë të regjistruar në shtet.

Qarku Cochise në zgjedhjet e viti 2016 votoi për Trump.

Bota Lajme SHBA SHBA trump zgjedhjet ne shba biden

EMISIONET