Zaimi: Fitorja e Kurtit ka ndikuar në deklaratat e Ramës, politikanët shqiptarë ta mbështesin strategjinë e Kosovës
Në një intervistë për Ora News, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosja Arbër Zaimi u shpreh se sfida kryesore e qeverisë Kurti janë shëndeti dhe ekonomia, pasi pandemia e ka rrënuar vendin.
Sipas Zaimit, presidentja e re e Kosovës do të jetë Vjosa Osmani, e cila bashkë me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca do të shënojnë një moment interesant në politikën e Ballkanit.
Zaimi: Sfida kryesore e qeverisë Kurti janë shëndeti dhe ekonomia, pasi pandemia e ka rrënuar vendin. Po ashtu edhe arsimi është një sfidë tjetër, si dhe administrata publike e shërbimi cilësor që duhet të ofrojë kjo administrata. Kam besim se Kurti do t'i kalojë më sukses këto sfida dhe këto ditë janë ditët e përzgjedhjes së njerëzve për këto çështje. Kurti e sheh kapitalin e shqiptarëve si të bashkuar dhe jo të ndarë në kufijtë ballkanikë.
Ndërsa mendoj se presidentja e re e Kosovës do të jetë Vjosa Osmani, e cila bashkë me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca do të shënojnë një moment interesant në politikën e Ballkanit. Ne kemi një shfaqje të një force të madhe, ajo e qytetarëve për të prodhuar demokraci. Këto 3 figura përfaqësojnë këtë ndërrim elitash duke i thënë jo një kaste të vjetër dhe të korruptuar. Qytetarët e Kosovës dhe aktivistët e LVV-së kanë prodhuar momentin e ndryshimit, gjë e cila nuk ka ndodhur në Serbi, Shqipëri apo në Maqedoninë e Veriut.
Zaimi theksoi se Kosova duhet të ndjekë interesin e saj shtetëror dhe të rrisë numrin e njohjes, si dhe pohoi se këto do të jenë parime që Kurti do t'i promovojë.
Zaimi: Dialogu me Serbinë nuk ka pasur fitore dhe ne e kemi kritikuar sepse ishte një dialog i maskuar si teknik, kur ishte politik. Serbia nuk i ka zbatuar qoftë ato pak pika që und të ishin në favor të shqiptarëve. Kujtoj këtu njohjen e dilemave të studentëve nga Lugina e Preshevës. Kosova duhet të ndjekë interesin e saj shtetëror dhe të rrisë numrin e njohjes. Këto do të jenë parime që Kurti do t'i promovojë. Sigurisht që synimi kryesor është njohja dhe jam i sigurt që Kurti e ka një strategji dhe besoj se ai do të jetë kryeministri që do të marrë më shumë nga ky proces.
Zaimi shtoi se kur vjen nga çështja e Kosovës sigurisht janë në anën e saj dhe se politikën shqiptarë nuk duhet të ndjekin strategji që nuk janë konsultuar me shtetin e Kosovës.
Zaimi: Shqiptarët, kur vjen nga çështja e Kosovës sigurisht janë në anën e Kosovës. Por deklarata e Ramës është e vonuar. Mendoj se ka ndikuar fitorja e Kurtit në këtë deklaratë të Ramës, pasi me herët ai pati deklaruar se do të jetë një negociator mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo gjë nuk i takon një shqiptari sepse duhet të mbështetin palën kosovare. I takon qeverisë së Kosovës që ta udhëheqës këtë proces dhe politikanëve shqiptarë u takon që ta mbështesin strategjinë e Kosovës. Tirana nuk mund të ndjekë për Kosovën, strategji pa konsultimin me Kosovën.
