Vuan nga leuçemia, Mirjani 10-vjeçar kërkon ndihmë për të jetuar

Vuan nga leuçemia, Mirjani 10-vjeçar kërkon ndihmë

Në dhomën e dytë në shërbimin e onko-hemopatolologjisë në QSUT, prej katër javësh është i shtruar 10 vjecari Mirjan Dida. Diagnoza e tij është Leucemi akutet e tipit T.

Kjo ka bërë që sot  Miri të lërë gjithcka nga fëmijëria e tij për të kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptareve. Ka nevojë për transplant dhe kurim.

Leucemia nuk të jep mundësi të presësh, prandaj Miri e prindërit e tij kërkojnë ndërhyrjen e të gjithë për të plotësuar 150.000 euro që do ta ndihmonin atë të rikthehej në jetën e tij normale, me shëndet të plotë, për të studiuar dhe për të qënë një nxësës i shkëlqyer e për t’iu dedikuar matematikës më te njejtin pasion.

“Lënda ime e preferuar është matematika, jam në klasë të katërt. Shokët kanë ardhur dhe këtu në dhomë dhe më kanë ofruar një ndihmë. Më ndihmoni kush ka mundësi që edhe unë të shërohem”, tha 10 vjeçari.

Edhe pres 10 vjec, ai e ka kuptuar riskun e sëmundjes së tij, pavarësisht se sa e vështirë është të qëndoj në këtë dhomë spitali, të ndjej dhimbjen e ageve apo të bëjë kimioterapi. Ai ka shpesë se do të vrapoj edhe një herë, jashtë spitalit, në lagjen e tij.

Daja i 10 vjecarit Eduart Malaj, është perosni që ka marrë përsipër për të sensibilizuar opinion publik për të mbledhur shumën që ka nevojë për kurim. Ai thotë se ka kontaktuar me një spital në Itali nga ku është i mundur kurimi, por duhen para.

“Bëm një kurim të kimeoterapisë dhe i duhet të bëjë trasplantin e palcës. Por njëkohësisht ka edhe mëlçinë dhe shpretkën që janë goxha të rritura, të enjtura. Duhet të kurohen këto njeherë dhe më pas të behen të tjerat. Kjo ka një kosto të lartë, 150.000 mijë euro sepse trajtimi bëhet 6 muaj deri në dy vjet”, -tha daja i Mirit.

Familja Dida është nga Fieri. Të gjithë shpresën për kurimin e kanë tek qytetarët, prandaj ka lënë në dispozion një numër llogarie bankare. Po ashtu edhe kontakte personale që gjithësecili nga ne që duam t’i rikthejmë normalitetin këtij djali të zgjuar , të kontriboj me aq sa mundemi.

Mirjani nuk mund të pres gjatë..

Llogaria Bankare: Raiffeisen Bank

Numri i llogarisë: 0000145403 (të gjitha llojet e monedhave)

Numëri i llogarisë 0010145403 Euro

Cel: 069 27 008 55

EMISIONET