Vrau me makinë ish-kunatin se i divorcoi motrën, merret i pandehur Alber Kaca

Vrau me makinë ish-kunatin se i divorcoi motrën, merret i pandehur

Një divorc i ndodhur mes një çifti është bërë shkak i vrasjes së Ylli Menës të riut nga Mamurrasi.

Ngjarja ka ndodhur në 21 shtator të vitit 2019, por pak kohë më parë prokuroria e Lezhës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të marrë të pandehur autorin e krimit, 32-vjeçarin Albert Kaca.

Ky i fundit rezulton të jetë kunati i viktimës Ylli Mena. Por me sa duket marëdhëniet mes tyre gjatë vitit 2019 ishin përkeqësuar pasi Mena kishte vendosur t’ia divorconte motrën.

Kjo gjë ka sjellë përplasje mes dy familjeve në Mamurras të Lezhës. Por situata është përshkallëzuar akoma dhe më tepër në muajin shtator 2019, ku 32-vjeçari Albert Kaca, ka goditur ish-kunatin e tij me makinë, teksa Ylli Mena ishte duke ecur në rrugë me biçikletë.

Pas goditjes autori i krimit është larguar me shpejtësi por më pas u arrestua nga policia.

Ndaj 32-vjeçarit është ngritur akuza e “Vrasjes së kryer brenda rrethit familjar”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 35 vite burgim deri në burgim të përjetshëm.

Vendi Lajme mamurras Kronike krim ne familje ylli mena

EMISIONET