Vrasja në Durrës: Autori, djali i ish-drejtorit të burgut
Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Idajet Dullës pasditen e sotme në Durrës.
Burime për Ora News bëjnë me dije se autori i vrasjes Arbër Koti, është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Shkozetit, afër xhamisë me 4 minare.
Idajet Dulla është gjetur i vrarë pasi ishte qëlluar me thikë në zemër.
Autori i krimit,Arbër Koti, ishte shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë.
Viktima Idajet Dulla, ka qenë duke drejtuar një furgon malli me të cilin i ka zënë rrugën autobusit të Arbër Kotit që transportonte punëtorët e fasonerisë.
Për këtë shkak, mes drejtuesve të dy mjeteve ka nisur një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës.
34-vjeçari Idajet Dulla është dërguar në spitalin e Durësit por nuk ka mbijetuar nga plaga vdekjeprurëse në zemër.
Lexo edhe: Vrasja me thikë në Durrës: Viktima dhe autori u konfliktuan për rrugën, punonin si shoferë
Durrës: Qëllohet me thikë në zemër, ndërron jetë 34-vjeçari
