Durrës: Qëllohet me thikë në zemër, ndërron jetë 34-vjeçari

Një person ka mbetur i vrarë qytetin e Durrësit. Viktima është identifikuar si Idajet Dulla, i cili punonte si shofer furgoni.

Mësohet se ai është qëlluar me thikë në zemër.

''Goditja me thikë ka qenë afër zemrës, duke i shkaktuar vdekjen'' raportoi gazetari i Ora News, Mark Brunga.

https://youtu.be/Kh3LP-Oi4OY

Vrasja ka ndodhur ne zonen e Shkozetit, afër xhamisë me 4 minare. Trupi i viktimës është transportuar në spital, për t’u dërguar në morg.

https://youtu.be/qJmyEcgjsZI

''Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55,  në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë'', informon policia.

Pamje nga vendngjarja

Nuk dihet ende motivi i vrasjes. Ndërkohë, Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e vrasjes i cili është shtetasi Arbër Koti dhe është vënë në ndjekje të tij.

Policia në Spitalin e Durrësit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(Foto ilustruese)

Vendi Lajme durres Lajmi i fundit thike

EMISIONET