Pa kaluar 24 orë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Durrës ku pas një konflikti gjeti vdekjen Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij, një tjetër krim kundër personit u regjistrua në këtë qytet. Idajet Dulla shofer furgoni për transport mallrash u ekzekutua me thikë në zemër pas një konfikti për bllokimin e rrugës në lagjen 13. Autori i krimit Arber Koti, ishte drejtues i një urbani për punëtorët fason.  

Një tjetër vrasje tronditi Durrësin pasditen e të shtunës (19 shtator), ende pa mbushur 24 orë nga ekzekutimi i ndodhur të premten pas një konflikti të çastit.

Viktima Idajet Dulla

Idajet Dulla është gjetur i vrarë pasi ishte qëlluar me thikë në zemër. Autori i krimit sipas policisë, është shtetasi Arbër Koti, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote. Ai eshte shpallur ne kerkim.

Ai punonte si shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë. Viktima Idajet Dulla, ka qenë duke drejtuar një furgon malli me të cilin i ka zënë rrugën autobusit të Arbër Kotit që transportonte punëtorët e fasonerisë.

Për këtë shkak, mes drejtuesve të dy mjeteve ka nisur një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës. 34-vjeçari Idajet Dulla është dërguar në spitalin e Durësit por nuk ka mbijetuar nga plaga vdekjeprurëse në zemër.

Autori ndërkohë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në lagjen 13 në Durrës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Në të njëjtën zonë mbrëmjen e të premtes një 39-vjeçar u vra dhe dy persona mbetën të plagosur pas një konflikti me sende të forta që përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit. 

Vranë babain dhe i plagosën të birin

Armando Baboçi gjeti vdekjen në spital si pasojë e plagës nga një plumb në bark, ndërsa i biri Erald Gjini, 19 vjeç i cili ka ndërruar emrin mbeti i plagosur. Ata dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga Klodjan Daci, i vënë në pranga nga Policia bashkë me Henri dhe Sergio Tatasin për akuzën vrasje në bashkëpunim.

Në lidhje me këtë ngjarje, shtetasit Endri Cimo Bregu, Argit Kastrioti janë arrestuar për moskallzim krimi, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim pas ngjarjes që ndodhi rreth orës 20:00 në zonën e plazhit në Durrës.

Pas konfliktit të rastit dy grupet u përfshinë në një konflikt të dhunshëm me shkopa bejsbolli e sende të tjera të forta i cili përshkallëzoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Lexo edhe Durrës: Qëllohet me thikë në zemër, ndërron jetë 34-vjeçari