Vokshi: Rama u refuzua nga Merkeli. Urrejtja e tij për gratë aq e madhe, sa shkarkoi Shahinin ditën e parë të shkollës

Vokshi: Rama u refuzua nga Merkeli. Urrejtja e tij për gratë aq e

E ftuar në RTV Ora, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se Rama u refuzua nga Merkel në Gjermani dhe kështu i ra fasada propagandës.

Vokshi u shpreh se Rama është refuzuar edhe nga CDU/ CSU ku qëllimi kryesor ishte lobimi për konferencën e parë ndërqeveritare.

Vokshi: Lajmi që u publikua nga DW qysh në mëngjes tregoi se propagandës së Ramës i ka rënë fasada. Për fat të keq Shqipëria sot është në udhëkryq. Shkaktari për këtë është Rama, i cili u refuzua që të takohej nga Merkeli. Pavarësisht kësaj mediat afër tij e nxorrën se do të kishte një takim e Merkel. Po ashtu, Rama është refuzuar edhe nga CDU/ CSU ku qëllimi kryesor ishte lobimi për konferencën e parë ndërqeveritare.

Për Vokshin, reforma zgjedhore konsensuale është kusht themelor për procesin e integrimit, ndërsa Rama në panik është duke gjetur çdo lloj mekanizmi për të bllokuar këtë proces.

Vokshi: Reforma zgjedhore duhet të përfshijë gjithë spektrin politik në mënyrë konsensuale. Marrëveshja e 5 qershorit u shkel një javë më vonë pas miratimit nga njeriu më i pabesë në Shqipëri, Edi Rama. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit, duke kërkuar që të respektohet kjo marrëveshje, pa ndryshime të njëanshme. Prandaj ne kemi kërkuar ndërhyrjen e OSBE-ODHIR, gjë që refuzohet nga Rama, edhe kur vetë është kreu i këtij institucioni. Reforma zgjedhore konsensuale është kusht themelor për procesin e integrimit. Rama në panik është duke gjetur cdo lloj mekanizmi për të bllokuar këtë proces. I gjithë propozimi i PS-së rrotullohet te heqja e koalicioneve.

Vokshi theksoi se amendamentet e fundin në ligjin anti-shpifja janë anti-kushtetuese dhe se Rama po mundohet që të kapë ose gjobisë medien përmes AMA-s.

Vokshi: Amendamentet e fundin në ligjin anti-shpifja janë anti-kushtetuese dhe shkelin nenet e deklaratës për të drejtat e njeriu. Ky ligj me anë të 2 agjencive të kontrolluara nga Rama, me në krye dy persona, ku njeri ka qenë krahu i djathtë i Ramës dhe kontrolli i Bordit të AMA-s, që do të kontrollojnë dhe do të gjobisin e shantazhojnë si gjykatë politike kundrejt gazetarëve guximtarë. Të gjithë e kanë kundërshtuar këtë nismë të Ramës për t'u mbyllur gojën medieve në mënyrë anti-kushtetuese.

Vokshi shtoi se Rama kaq urrejtje aq të madhe për gratë, që shkarkoi një grua ditën e parë të dikasterit që ajo drejton.

Vokshi: Se sa Rama e ka prioritet arsimimin e fëmijëve, tregohen nga fakti që shkarkoi në mënyrë të pabesë ish-ministrin Besa Shahini. Nuk mund të bëhet kjo në ditën e parë të shkollës. Aq e madhe duhet të jetë urrejtja e Ramës për gratë, që ta shkarkojë një grua në këtë mënyrë, ditën e parë të dikasterit që ajo drejton. Meqë ajo nuk i shërbente më planeve dhe propagandës së Ramës, atëherë ai e shkarkoi. Nuk kanë rëndësi emri i ministres, sepse ka vetëm një shkaktar të rrënimit të arsimit në vend, që është Edi Rama.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti A. Kurti

Vendi Lajme Politikë rama besa shahini albana vokshi merkel urrejtje

EMISIONET