U nisën me gomone dhe u bllokuan 5 orë të det, tre të rinj rrezikojnë mbytjen në Vlorë
Mëngjesin e kësaj të mërkurë edhe tre të rinj nga qyteti i Vlorës kanë rrezikuar mbytjen.
Janë nisur me gomone nga bregdeti i Vlorës teksa në mesin e detit i ka kapur stuhia me erë të fortë.
Kanë qëndruar për 5 orë në det pasi nuk kane mundur të ankorohen për shkak të shiut dhe erës së fortë.
Pas 5 orësh me ndihmën edhe të rojës bregdetare kanë dal shëndoshë e mirë në bregdet në plazhin e Lukovës.
Janë të tre në gjendje të mirë shëndetësore.
Pritet njoftimi i mëtejshëm i policisë për të mësuar rreth kësaj situate.
Tre të rinj dyshohet se kanë kundërshtuar edhe urdhrat e dhëna nga kapitaneria për shkak të motit të keq ku asnjë mjet i vogël lundrues nuk është lejuar të dilte në det.
