Vlorë, legalizuan ndërtime pa leje, në gjyq 2 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t

Vlorë, legalizuan ndërtime pa leje, në gjyq 2 ish-zyrtarë

Vlorë-Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dërgon për gjykim kërkesën ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të ALUIZNI-t Vlorë, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Ish-drejtori Sami Selfo dhe ish-përgjegjësi Edmond Lleshi akuzohen se kanë legalizuar një ndërtim pa leje në rrugën Vlorë-Orikum, në kundërshtim me ligjin.

I pandehuri Sami Selfo është Drejtori i dytë i Aluzini-t Vlorë që dërgohet për gjykim nga Prokuroria Vlorë, pasi tre muaj më parë është dërguar për gjykim edhe ish Drejtori tjetër i mëparshëm shtetasi Roland Tafilaj, së bashku me shtetasin Besnik Zërra, ish Përgjegjësi tjetër i Sektorit të Urbanistikës dhe Sektorit të Legalizimit pranë Aluizni-t Vlorë, të cilët janë akuzuar gjithashtu për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”.

EMISIONET